Dy mosmarrëveshje familjare mes vjehrrave dhe rejave përfunduan në duart e policisë brenda 24 orëve, njëra në Prishtinë e tjetra në Malishevë. Në kryeqytet të dyja gratë u liruan, ndërsa në Malishevë një grua u arrestua.

Brenda së njëjtës ditë, më 19 shtator, Policia e Kosovës ka regjistruar dy raste të dhunës në familje ku palët ishin vjehrra dhe reja: njëra në Prishtinë, tjetra në Malishevë.
Rasti i kryeqytetit ndodhi rreth orës 23:45. Dy gra, vjehrra dhe reja, u shoqëruan në stacionin policor pas një mosmarrëveshjeje mes tyre. Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarat kanë deklaruar se mosmarrëveshjet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, të dyja u liruan dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Më herët po atë ditë, rreth orës 12:00, në Malishevë policia arrestoi një grua, e dyshuar se pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht rejën e saj. "Është arrestuar e dyshuara f/k, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht viktimën f/k (rejën e saj). Nuk raportohet për të lënduar", thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, edhe rasti i Malishevës vazhdon në procedurë të rregullt. Në asnjërin prej dy rasteve nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa identitetet e të përfshirave nuk janë bërë publike.
Asnjëra nga të dyshuarat nuk është shpallur fajtore: deri në një vendim të gjykatës, ato mbeten vetëm nën dyshim.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

