E njëjta kabinë pagese në hyrje të parkut Sunken Meadow në Long Island është bërë skena e dy përplasjeve vdekjeprurëse brenda shtatë ditëve. Në të dyja rastet automjeti u përfshi nga flakët dhe drejtuesi humbi jetën.

Një kabinë pagese në hyrje të parkut shtetëror Sunken Meadow, në Smithtown të Long Island-it në Nju Jork, është bërë brenda një jave skena e dy përplasjeve me përfundim vdekjeprurës. Të hënën, në orët e vona të paradites, një automjet u përplas me kabinën, mori flakë dhe drejtuesi i tij humbi jetën.
Skena ishte thuajse e njëjtë me atë të javës së kaluar. Më 14 shtator, pikërisht në të njëjtën kabinë, një makinë tjetër u dogj dhe brenda saj u gjet i vdekur drejtuesi.
Identitetet e dy viktimave nuk janë bërë publike. Ndërkohë, parku shtetëror Sunken Meadow është mbyllur, sipas autoriteteve të parqeve, për të lehtësuar hetimin mbi rrethanat e dy aksidenteve.
Gurë kalldrëmi të shkulur nga Parku Rinia, gaz lotsjellës dhe mbi 100 të arrestuar: protestat kundër qeverisë në Shqipëri hynë në ditën e shtatë pa asnjë shenjë qetësimi. Kryeministri Rama i quan pjesë të një sulmi të koordinuar, ndërsa protestuesit fajësojnë policinë për dhunën.

