Kontrolli i një rimorkioje në terminalin doganor zbuloi dy burra pa asnjë dokument, që thanë se janë shtetas të huaj. Policia e Kosovës e ka regjistruar rastin si kontrabandim me migrantë.

Dy burra pa asnjë dokument identifikimi u gjetën të fshehur në rimorkion e një kamioni në pikën kufitare në Han të Elezit. Policia e Kosovës e ka nisur rastin si "kontrabandim me migrantë".
Sipas raportit të policisë, kamioni kishte hyrë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut përmes kësaj pike kufitare. Drejtuesi i tij trajtohet si i dyshuar. Pas hyrjes, mjeti u vendos në terminalin doganor për procedura të mëtejshme, dhe pikërisht aty, gjatë kontrollit të rimorkios, policët zbuluan dy personat e fshehur.
Të dy burrat deklaruan se janë shtetas të huaj, ndërsa kombësia e tyre nuk është bërë publike.
Me urdhër të prokurorit, palët u intervistuan dhe më pas u liruan në procedurë të rregullt.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

