Policia e Durrësit e ndaloi 30-vjeçarin në momentin kur hyri në një apartament me qira në lagjen nr. 11, ku në çantën e tij u gjet një pistoletë me municion luftarak. Në banesë ndodhej edhe një 28-vjeçare, e proceduar për moskallëzim krimi.

Çanta marsup e tradhtoi. Në momentin kur hyri në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 11 të Durrësit, 30-vjeçari u ndalua nga policia dhe, gjatë kontrollit, në brendësi të çantës i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak. Arma u sekuestrua si provë materiale.
Sipas Policisë së Shtetit, arrestimi është finalizimi i operacionit policor të koduar "Informacioni", të organizuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pasi kishin marrë informacione se një 30-vjeçar mbante armë zjarri dhe qarkullonte i armatosur.
I arrestuari në flagrancë është shtetasi me inicialet H. K., 30 vjeç, banues në Durrës. Ndaj tij, policia ka regjistruar veprën penale "Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".
Në apartament, bashkë me të, ndodhej edhe shtetasja me inicialet K. Sh., 28-vjeçe, banuese në Tiranë. Ajo është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Për të dy personat vlen prezumimi i pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

