Letonia ka konfirmuar se droni i rrëzuar në hapësirën e saj ajrore më 14 gusht ishte ukrainas dhe se hyri në territorin e NATO-s nga Bjellorusia — sipas ushtrisë letoneze, ka të ngjarë për shkak të bllokimit elektronik rus.

Një dron ukrainas përfundoi i rrëzuar mbi Letoni. Autoritetet e vendit balltik konfirmuan se aparati fluturues i papilot, i cili u godit dhe u rrëzua në hapësirën ajrore letoneze më 14 gusht, ishte i origjinës ukrainase.
Sipas forcave të armatosura letoneze, droni hyri në territorin e Letonisë nga Bjellorusia, me shumë gjasa për shkak të një bllokimi elektronik rus që e devijoi nga rruga. Aparati u rrëzua nga një avion luftarak italian i stacionuar në rajonin e Baltikut, pasi kishte depërtuar në hapësirën ajrore të vendit — anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s.
NATO njoftoi se incidenti ndodhi gjatë sulmeve ukrainase kundër porteve ruse. Kjo është ndër një sërë rastesh të ngjashme që kanë shënuar rajonin, ndërsa lufta ruse kundër Ukrainës vazhdon të derdhet drejt vendeve fqinje.
Dronët e ushtrisë ukrainase që kanë synuar objektiva brenda Rusisë kanë devijuar disa herë këtë vit në hapësirën ajrore të rajonit balltik, duke ngritur alarmin. Forcat e armatosura letoneze nuk pranuan të japin detaje të mëtejshme rreth dronit të rrëzuar më 14 gusht.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë promovoi një dokumentar që lartëson korpusin e Prishtinës, njësinë dy komandantët e së cilës u dënuan në Hagë për krime lufte. Në premierën në Nish ishte i pranishëm edhe njëri prej tyre, Vlladimir Llazareviqi.

