Kamera e një droni policor e zuri teksa kujdesej për bimët narkotike të fshehura në mes të pyllit të fshatit Xhuxhë. Operacioni "Droni" përfundoi me pranga për një 37-vjeçar dhe me djegien e plantacionit.

Nga lart, mbi zonat e thella malore të Mirditës, një dron policor regjistroi skenën që i dha fund gjithçkaje: një burrë duke u kujdesur për bimët narkotike të mbjella në mes të pyllit, në fshatin Xhuxhë. Pak më vonë, ai përfundoi në pranga.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë finalizuan kështu operacionin e koduar "Droni", pjesë e kontrolleve ajrore në terrene malore të vështira për t'u arritur në këmbë, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. I arrestuari është shtetasi F. M., 37 vjeç, banues në fshatin Xhuxhë.
Sipas policisë, 37-vjeçari dyshohet se kishte kultivuar 60 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të fshehura në zonën e pyllëzuar të fshatit dhe në afërsi të banesës së tij. Pjesa më e madhe e bimëve u asgjësua nëpërmjet djegies në vend, ndërsa një sasi e vogël u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Deri në një vendim të gjykatës, 37-vjeçari mbetet vetëm i dyshuar.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

