Tejkalimi në vijë të plotë në rrugët e Prizrenit tani mund të shihet edhe nga lart. Policia e trafikut ka nisur kontrollet me dronë policorë për të kapur shoferët që rrezikojnë jetë në komunikacion.

Shoferët që tejkalojnë në vijë të plotë në rajonin e Prizrenit nuk kanë më për t'u ruajtur vetëm nga patrullat në tokë. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren (NJTRR-Prizren) ka filluar kontrollet e qarkullimit të automjeteve edhe me dronë policorë, me synimin për të identifikuar dhe ndëshkuar kundërvajtësit që rrezikojnë sigurinë në rrugë.
Dronët përdoren kohë pas kohe në zonat me rrezikshmëri më të lartë, ku monitorojnë tejkalimet në vijë të plotë dhe kolonat e automjeteve. Krahas tyre, policia ka vendosur edhe pika kontrolli shtesë.
Masa është pjesë e planit operativ «Tejkalimet e palejuara, shpejtësia dhe telefoni», i cili synon parandalimin dhe uljen e aksidenteve me lëndime të rënda, sidomos atyre me pasoja vdekjeje. Nuk është bërë e ditur se nga cila datë kanë nisur saktësisht kontrollet nga ajri.
Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin sjelljet e rrezikshme dhe të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme në rrugë.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

