Dy dronë të lëshuar nga Irani kanë shënjestruar zyrën e kryeministrit të Qeverisë Rajonale të Kurdistanit dhe rezidencën e shefit të sigurisë. Sulmi nuk la viktima dhe askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë.

Dy dronë të lëshuar nga Irani kanë goditur zyrën e kryeministrit të Qeverisë Rajonale të Kurdistanit në Irak, një aleat i Shteteve të Bashkuara në rajon. Sipas agjencisë kundër terrorizmit të Qeverisë Rajonale të Kurdistanit, dronët shënjestruan gjithashtu rezidencën e kreut të agjencisë së mbrojtjes.
Në sulm nuk pati viktima, njoftoi agjencia e sigurisë. Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për goditjen.
Vetë kryeministri i Qeverisë Rajonale të Kurdistanit, Masrour Barzani, e bëri publike ngjarjen përmes një postimi në rrjetin social X. "Zyra ime personale dhe shtëpia e kreut të Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës u shënjestruan nga sulmet me dronë iranianë më herët gjatë ditës së sotme", shkroi Barzani, duke e cilësuar sulmin si "një përshkallëzim të rrezikshëm dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Rajonit të Kurdistanit".
Rajoni i Kurdistanit në Irak strehon parti kurde që kanë lidhje ndërkufitare me kurdët iranianë, një faktor që prej kohësh ka ushqyer tensionet me Teheranin.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pretenduar disa herë se administrata e tij u përpoq të armatoste kurdët brenda Iranit gjatë luftës, por se, në vend që të përplaseshin me qeverinë iraniane, kurdët "i mbajtën armët për vete".
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë promovoi një dokumentar që lartëson korpusin e Prishtinës, njësinë dy komandantët e së cilës u dënuan në Hagë për krime lufte. Në premierën në Nish ishte i pranishëm edhe njëri prej tyre, Vlladimir Llazareviqi.

