Një valë sulmesh ruse me dronë në mes të ditës la shtatë të vdekur dhe 57 të plagosur në kryeqytetin ukrainas. Pamjet tregojnë çastin kur një dron përplaset në një ndërtesë zyrash, para syve të kalimtarëve.

Disa kalimtarë në Kiev u bënë dëshmitarë të premten, më 25 shtator, të çastit kur një dron rus u përplas drejt e në një ndërtesë zyrash. Pamjet filmike nga vendi e kapin goditjen ndërsa njerëzit përreth ndjekin skenën.
Ndërtesa ishte vetëm një nga objektivat e një serie sulmesh me dronë që Rusia ndërmori gjatë ditës kundër kryeqytetit ukrainas. Bilanci i dhënë nga kryebashkiaku i Kievit është i rëndë: shtatë civilë humbën jetën, mes tyre edhe një adoleshent, ndërsa 57 persona të tjerë u plagosën.
Po të premten, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, u shprehu ngushëllimet të gjithë atyre që u prekën nga sulmet.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë promovoi një dokumentar që lartëson korpusin e Prishtinës, njësinë dy komandantët e së cilës u dënuan në Hagë për krime lufte. Në premierën në Nish ishte i pranishëm edhe njëri prej tyre, Vlladimir Llazareviqi.

