Kuvendi i Kosovës, në një draft-deklaratë për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, akuzon Dhomat e Specializuara se kanë shpërfillur lidhjen me shtetin që i krijoi. Dokumenti pretendon edhe se mandati i gjykatës është zgjeruar përtej qëllimit fillestar.

Institucioni që i dha jetë Gjykatës Speciale tani i kthehet asaj me kritika. Në një draft-deklaratë për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës ngre pretendime të rënda për mënyrën si kanë funksionuar Dhomat e Specializuara, sipas dokumentit që ka publikuar Gazeta Sinjali.
Drafti kujton se ishte vetë Kuvendi ai që miratoi themelimin e Dhomave të Specializuara. Megjithatë, sipas tekstit, këto dhoma në vijim nuk janë sjellë si institucione të Kosovës dhe e kanë shpërfillur lidhjen me shtetin. "Ne e themeluam, por asnjëherë s’janë sjellë si institucione të Kosovës", thuhet në qëndrimin e Kuvendit.
Dokumenti shkon më tej: Kuvendi pretendon se mandati i gjykatës është zgjeruar përtej qëllimit fillestar për të cilin ishte pranuar krijimi i saj. Në këtë kontekst, drafti i referohet raportit të Dick Martyt dhe pretendimeve të tij për trafikim organesh.
Nuk dihet ende nëse deklarata është miratuar nga deputetët apo nëse teksti do të ndryshojë para se të dalë në seancë.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

