Një djalë njoftoi policinë se babai i tij kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej se ku ndodhej. Rasti u raportua më 18 shtator, rreth orës 18:00, në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit dhe ndaj tij kanë nisur hetimet.

Një burrë nga fshati Hoçë e Madhe i Rahovecit është shpallur i zhdukur, pasi doli nga shtëpia dhe nuk u kthye. Alarmi erdhi nga djali i tij, i cili u drejtua te Policia e Kosovës më 18 shtator, rreth orës 18:00.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, rrethanat janë përshkruar me pak fjalë: "Ankuesi m/k raporton se babai i tij viktima m/k ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij".
Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime. Identiteti, mosha dhe rrethanat në të cilat u zhduk ai nuk janë bërë publike nga policia.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

