Emërimi i një chatboti si “ministre” e inteligjencës artificiale nga kryeministri Edi Rama tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare, por misioni i saj kundër korrupsionit në tendera po ngec.

Kur kryeministri shqiptar Edi Rama emëroi “Diellën” në kabinetin e tij, lajmi kaloi kufijtë e Shqipërisë dhe tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Arsyeja ishte e pazakontë: “Diella” nuk ishte një politikane, por një chatbot virtual, i integruar deri atëherë në platformën qeveritare e-Albania të shërbimeve digjitale.
Emërimi u bë në shtator të vitit të kaluar. Sipas Ramës, ky asistent virtual do të merrte rolin e ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, me një detyrë specifike të ngarkuar mbi të.
Në qendër të kësaj detyre qëndronte korrupsioni në procedurat e tenderëve — një prej problemeve më të vjetra të administratës publike. Por, sipas raportimit të fundit, ky mision i deklaruar nuk ka dhënë ende rezultatet e pritura dhe mbetet, në thelb, në vendnumëro.
Detajet e plota mbi mënyrën se si funksionon “Diella” dhe rezultatet konkrete të punës së saj mbeten ende të paqarta.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

