Një grua është dhunuar në Vushtrri dhe rasti ka nisur të hetohet nga policia. Për ngjarjen nuk ka ende asnjë të arrestuar.

Një grua është dhunuar në Vushtrri. Rasti është regjistruar në raportin e Policisë së Kosovës më 13 tetor 2026, në orën 19:31.
Pas lajmërimit, policia ka intervistuar viktimën. Më pas, me urdhër të prokurorit, ajo është dërguar në ekzaminim mjekësor.
Sipas policisë, deri tani nuk raportohet për asnjë person të arrestuar, ndërsa identiteti i autorit të dyshuar dhe rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë publike.
Rasti mbetet nën hetime.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

