Me protestuesit përreth godinës dhe atmosferën e nderë, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur një nga një të zënë vendet në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) kanë nisur të hyjnë në godinën e Kuvendit të Kosovës, në një moment kur përreth objektit po zhvillohet një protestë dhe situata është e tensionuar.
E para që u pa duke kaluar hyrjen ishte një deputete e VV-së. Pas saj kanë mbërritur edhe deputetë të tjerë të partisë, të cilët tashmë po zënë vendet në sallë, ndërsa pritet që brenda të futet edhe pjesa tjetër e deputetëve të kësaj force politike.
Hyrja e tyre ndodh nën praninë e protestuesve, të cilët qëndrojnë përreth ndërtesës së Kuvendit. Nuk dihet ende se për çfarë seance janë mbledhur deputetët dhe si do të zhvillohet puna e Kuvendit në këto rrethana.
Invalidët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që jetojnë jashtë vendit lirohen nga tarifat për dokumente. Vendimi i MPJD-së është në fuqi që nga 14 tetori 2026.

