Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, kërkon sërish dalje në shesh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, me mesazhin se protesta në kryeqytet dëgjohet deri në Hagë.

"Shihemi në shesh". Me këtë fjali, sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka rikthyer thirrjen për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Thirrjen e ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka theksuar se zërat e qytetarëve në kryeqytetin e Kosovës dëgjohen edhe në Hagë, ku ndodhen ish-udhëheqësit e UÇK-së.
"Çdo zë që ngrihet këtu, në Prishtinë, dëgjohet edhe në Hagë. U jep kurajo çlirimtarëve tanë dhe u tregon se nuk janë vetëm. Ata atje, ne këtu. Me dinjitet, çdo natë. Deri në Liri! Shihemi në shesh", ka shkruar Çitaku.
Postimi i referohet një protestimi të përsëritur, "çdo natë", ndërsa data, ora dhe vendi i saktë i tubimit nuk janë bërë të ditura.
Invalidët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që jetojnë jashtë vendit lirohen nga tarifat për dokumente. Vendimi i MPJD-së është në fuqi që nga 14 tetori 2026.

