Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i kërkon gjykatës në Hagë ta bëjë publik të tërin, pa fshirje e pa redaktime, aktgjykimin me të cilin janë dënuar Hashim Thaçi dhe të tjerët.

"Nuk mundesh me i dënu çlirimtarët në emër të popullit, e pastaj mos me e publiku të plotë, pa asnjë redaktim, aktgjykimin mbi të cilin i ke dënuar." Me këtë fjali, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i është drejtuar gjykatës në Hagë, duke kërkuar publikimin e plotë të aktgjykimit përmes të cilit janë dënuar ish-presidenti Hashim Thaçi dhe të tjerët.
Kërkesa e saj, e bërë me shkrim, nuk ka të bëjë me përmbajtjen e dënimeve, por me atë që deri tani nuk është vënë para publikut: arsyetimin mbi të cilin ngrihet vendimi.
"Le ta shohë populli se mbi çfarë “faktesh” e “dëshmish” është ndërtuar një vendim i tillë ndaj katër burrave që rastësisht janë gjallë, sepse kur e kanë veshur uniformën me tri shkronjat e arta, më afër se këmishën në trup e kanë pasur vdekjen", ka shkruar Çitaku.
Nga gjykata në Hagë nuk ka ende një përgjigje publike ndaj kësaj kërkese.
Ndërkohë, veteranët pritet të protestojnë sërish javën e ardhshme, pa u bërë e ditur ende data e saktë.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

