Eksperti mjekoligjor, i thirrur nga prokuroria, i tha gjykatës se viktima në rastin "Capat dhe Sekiraqët" vdiq në mënyrë të dhunshme dhe me gjakderdhje. Seanca në Prishtinë nisi me rreth një orë vonesë, pasi një dëshmitare nuk u paraqit.

Vdekja ishte e dhunshme dhe e shoqëruar me gjakderdhje. Ky ishte përfundimi që eksperti mjekoligjor i paraqiti sot Gjykatës Themelore në Prishtinë, në seancën ndaj grupit të njohur si "Capat dhe Sekiraqët".
Eksperti u thirr në bankën e dëshmitarëve nga prokuroria, për të shpjeguar ekspertizën mjekoligjore mbi vdekjen e viktimës, P. G. Gjatë dëshmisë ai u ndal te plagët e konstatuara në trupin e të ndjerit dhe te gjetjet e tjera të ekspertizës. Numri i saktë i plagëve nuk është bërë i ditur publikisht.
Para se eksperti të fillonte dëshminë, gjyqtarja hodhi poshtë një kërkesë të paraqitur nga një prej avokatëve në këtë proces, kërkesë e cila nuk është bërë publike.
Seanca vazhdoi më pas me dëshminë e mjekut ligjor, ndërsa të akuzuarit në këtë rast mbeten të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

