Rreth 30 punonjës të autoriteteve gjermane dhe 12 qen të stërvitur posaçërisht po kërkojnë dëshmi të reja në një pyll në verilindje të Flensburgut, ku javën e kaluar u gjet një bust njeriu i paketuar në najlon. Identiteti i viktimës mbetet i panjohur.

Një bust njeriu i mbështjellë me najlon, i braktisur në një zonë pyjore në verilindje të Flensburgut në Gjermani, ka nisur një kërkim intensiv nga policia. Trupi u gjet javën e kaluar, dhe që atëherë hetimi vazhdon "me presion të lartë", sipas policisë së Flensburgut.
Në terren janë vendosur rreth 30 punonjës të autoriteteve gjermane dhe 12 qen të stërvitur posaçërisht, të cilët po krehin zonën pyjore në kërkim të provave të tjera materiale. Policia thotë se shpreson të gjejë dëshmi shtesë që mund të ndriçojnë rastin.
Qentë e specializuar luajnë rol qendror në operacion. "Këta qen shërbimi të specializuar, edhe pas një kohe të gjatë dhe në kushte të vështira, mund të nuhasin erën e pjesëve të kufomës, të substancave në kalbëzim, të gjakut, indeve dhe eshtrave", shkroi policia gjermane.
Identiteti i viktimës mbetet i panjohur, siç bëri të ditur policia javën e kaluar. E njëjta gjë vlen edhe për rrethanat e ngjarjes. Policia nuk ka dhënë ende një njoftim të ri mbi këto çështje.
Gurë kalldrëmi të shkulur nga Parku Rinia, gaz lotsjellës dhe mbi 100 të arrestuar: protestat kundër qeverisë në Shqipëri hynë në ditën e shtatë pa asnjë shenjë qetësimi. Kryeministri Rama i quan pjesë të një sulmi të koordinuar, ndërsa protestuesit fajësojnë policinë për dhunën.

