Një burrë u soll në gjendje të rëndë në QKMF-në e Leposaviqit mbrëmjen e 4 tetorit dhe nuk mbijetoi. Shkaku i vdekjes mbetet i panjohur, ndërsa prokurori ka urdhëruar obduksionin.

Një burrë ka humbur jetën mbrëmjen e 4 tetorit në Leposaviq, pak pasi u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të qytetit.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 21:30 në rrugën magjistrale Leposaviq-Banjskë. Viktima, një mashkull kosovar, ishte sjellë në QKMF për trajtim mjekësor, por mjeku aty ka konstatuar vdekjen e tij. Rrethanat në të cilat burri u gjend në atë gjendje, si dhe shkaku i vdekjes, ende nuk janë bërë të ditura.
Policia ka biseduar me tre dëshmitarë dhe rasti tashmë është në duart e prokurorisë. "Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë meshkuj kosovarë, ndërsa trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion", thuhet në raportin e policisë.
Ekzaminimi në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) pritet të jetë hapi vendimtar për të përcaktuar se si ka ndodhur vdekja.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

