Pas bllokimit të rrugëve pranë aeroportit të Prishtinës në ditën e vizitës së Von der Leyen, raportohet se katër protestues janë arrestuar. Dhjetëra të tjerë kanë dalë para stacionit të Policisë dhe kërkojnë që ata të lirohen pa vonesë.

Dhjetëra protestues janë mbledhur para stacionit të Policisë dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm të katër bashkëprotestuesve të tyre. Sipas raportimeve, këta të fundit u arrestuan pasi bllokuan rrugët pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari". Arrestimet ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Policia.
Mesazhi i protestuesve është i qartë: "Nuk do të lëmë asnjë protestues mbrapa". Ata këmbëngulin që të katërt të lirohen pa asnjë vonesë.
Bllokimi i rrugëve te aeroporti ishte pjesë e kundërshtimit të aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai ndodhi sot, në ditën kur Von der Leyen zhvilloi vizitën e saj, të cilën protestuesit e kundërshtuan.
Vizita përkoi edhe me protestën "Jo në emrin tim", e paralajmëruar për sot nga ora 16:00 në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë. Edhe ajo protestë është organizuar kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

