Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale nuk e pranon largimin nga detyra. Gjykata Supreme konfirmon se ankesa e tij administrative është regjistruar dhe po shqyrtohet.

Blerim Isufaj, ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, e ka çuar betejën për postin e tij në Gjykatën Supreme. Ai është ankuar kundër vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, i cili e shkarkoi nga pozita e kryeprokurorit të kësaj prokurorie.
Gjykata Supreme ka konfirmuar se ankesa administrative është pranuar më 9 tetor dhe se procesi ka nisur. Antigona Uka-Lutfiu, udhëheqëse e Zyrës për Informim në Gjykatën Supreme, tha se për ankesën e Isufajt tashmë po punohet.
Në përgjigjen e saj ndaj Radio Dukagjinit, Uka-Lutfiu sqaroi edhe detajet procedurale: "Lidhur me kërkesën tuaj, ju njoftojmë se ankesa administrative është pranuar me datë 9.10.2026, mban numrin AA.nr.40/2026, dhe aktualisht gjendet në punë".
Tani vendimi i takon Supremes, e cila do të vlerësojë nëse shkarkimi i vendosur nga Këshilli Prokurorial qëndron apo jo. Nuk dihet ende se kur pritet një vendim për rastin.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

