Flakët kanë përfshirë Parkun Kombëtar të Lurës prej orësh, ndërsa mbi 100 forca luftojnë natën për t'i vënë nën kontroll vatrat. Pesë banesa mbeten nën kërcënim.

Zjarri ka përfshirë prej orësh Parkun Kombëtar të Lurës, ku mbi 100 forca vijojnë betejën me flakët. Gjatë natës, në terren janë angazhuar forca të shumta të Bashkisë Dibër, punonjës të zonave të mbrojtura, Shtabi i Emergjencave Civile, forcat e ushtrisë, si dhe banorë të zonës.
Grupet po punojnë për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit, por situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe përhapjes së shpejtë të flakëve.
Rrezik të drejtpërdrejtë kanë pesë banesa në zonë, çka ka shtuar shqetësimin e banorëve dhe të forcave që po ndërhyjnë.
Për operacionin janë vënë në gatishmëri edhe dy helikopterë, ndërsa në drejtim të Lurës është nisur një ambulancë me staf mjekësor, e gatshme të ndërhyjë në rast nevoje.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

