Një avokat në Ferizaj kërkoi ndihmën e policisë pasi, sipas denoncimit të tij, u kanos nga një 48-vjeçar. Motivi i dyshuar është pakënaqësia për mënyrën si e kishte mbrojtur në një rast të mëparshëm penal.

Mbrojtja e një klienti në një çështje penale të mbyllur më parë dyshohet se i ka kushtuar një avokati në Ferizaj një kanosje. I dyshuari, një burrë 48 vjeç me inicialet M.M., është ndaluar për 48 orë.
Avokati u paraqit në stacionin policor të qytetit rreth orës 12:10 dhe denoncoi se ishte kanosur. Sipas hetimeve fillestare të policisë, incidenti ka ndodhur në rrugën "Hajredin Reshani". Hetuesit dyshojnë se pas kanosjes qëndron pakënaqësia e të dyshuarit lidhur me punën që avokati kishte bërë si mbrojtës juridik në një çështje të mëparshme penale.
Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar për veprën penale kanosja. Nuk është bërë e ditur se çfarë lloj kanosjeje raportoi avokati. Për M.M. vlen prezumimi i pafajësisë derisa gjykata të vendosë ndryshe.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

