Rreth orës katër të mëngjesit, në lindje të Holandës, një autobus që transportonte nxënës nga Gjermania u përplas me një automjet furgonik. Tetë persona u lënduan, disa prej tyre rëndë.

Një autobus me mbi 50 persona në bord, që transportonte nxënës nga Gjermania, u përplas herët këtë mëngjes me një automjet furgonik në lindje të Holandës. Nga aksidenti mbetën të lënduar tetë persona.
Disa prej tyre pësuan lëndime të rënda trupore dhe u dërguan në spital, ndërsa disa të tjerë u lënduan lehtë, njoftoi policia e provincës Gelderland përmes rrjetit social X. Mes të lënduarve është edhe shoferi i automjetit furgonik.
Përplasja ndodhi rreth orës katër të mëngjesit, afër vendbanimit Vezep, rreth 100 kilometra në lindje të Amsterdamit. Pas aksidentit, autostrada A28 u mbyll për qarkullim në të dyja drejtimet.
Gurë kalldrëmi të shkulur nga Parku Rinia, gaz lotsjellës dhe mbi 100 të arrestuar: protestat kundër qeverisë në Shqipëri hynë në ditën e shtatë pa asnjë shenjë qetësimi. Kryeministri Rama i quan pjesë të një sulmi të koordinuar, ndërsa protestuesit fajësojnë policinë për dhunën.

