Një burrë përfundoi në pranga pasi, sipas policisë, nën ndikimin e alkoolit ushtroi dhunë fizike ndaj dy grave më të afërta të familjes së tij. Prokurori urdhëroi mbajtjen e tij.

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, i dyshuar se ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij. Sipas policisë, incidenti ka ndodhur dje, rreth orës 00:10, dhe në atë moment i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit.
Pas sulmit, të tre të përfshirët, dy gratë dhe vetë i dyshuari, kanë marrë trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit kompetent, burri është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është nisur me cilësimin "Lëndim i lehtë trupor".
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

