Një ndalesë e zakonshme trafiku në rrugën "Nëna Terezë" të Gjakovës u kthye në rast penal: në veturën e një 27-vjeçari u gjet një armë e gjatë kalibër 5.56x45 mm.

Një patrullë e Policisë së Kosovës në Gjakovë ndaloi për kontroll rutinë një veturë në rrugën "Nëna Terezë" më 18 shtator, rreth orës 17:00. Pak minuta më vonë, te ulëset e pasagjerëve, në pjesën e pasme të automjetit, u gjet një armë e gjatë e llojit SD15, kalibër 5.56x45 mm.
Arma u sekuestrua dhe ndaj drejtuesit të veturës, një 27-vjeçari të identifikuar me inicialet L.K., u inicua rasti. Ai u intervistua në praninë e avokatit dhe deklaroi se për armën posedon leje, të cilën e kishte lënë në shtëpi, por se nuk kishte leje për lëvizjen apo bartjen e saj.
Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti u iniciua për "Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve". I dyshuari u lirua në procedurë të rregullt, çka do të thotë se hetimi vazhdon jashtë masës së ndalimit.
Për 27-vjeçarin vlen prezumimi i pafajësisë derisa një gjykatë të vendosë ndryshe.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

