Julide Yazici, aktiviste politike 32-vjeçare, u ndalua në aeroportin e Rinasit teksa vinte nga Franca. Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi ta mbajë në qeli, duke lënë në fuqi masën e Shkallës së Parë.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë vendosi të premten, më 21 gusht, të lërë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" ndaj aktivistes politike turke Julide Yazici, 32-vjeçare. Vendimi konfirmon atë të Gjykatës së Shkallës së Parë.
Yazici, e cila ka statusin e azilantes politike në Francë, u arrestua më 4 gusht 2026 në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, ndërsa udhëtonte nga Franca drejt Shqipërisë.
Me vendimin e së premtes, Apeli hodhi poshtë kërkesat për ndryshimin e masës dhe la në fuqi caktimin e "arrestit në burg" ndaj saj, pavarësisht mbrojtjes që i jep statusi i azilantes politike në Francë.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

