Shumica e ekuipazhit të anijes tregtare "Aroyat" u evakuua pas zjarrit të shkaktuar nga një sulm i dyshuar me dron, por inxhinieri i dytë, me origjinë shqiptare, nuk është gjetur. Familja e tij kërkon ndihmë publike.

Emri i tij nuk ishte në listën e të shpëtuarve. Inxhinieri i dytë i anijes tregtare turke "Aroyat", një burrë me origjinë shqiptare i identifikuar me inicialet E.N., rezulton i zhdukur pas sulmit ndaj mjetit detar në ujërat e Detit të Zi, pranë portit rus të Novorossiysk.
Anija, me 16 anëtarë ekuipazhi në bord, pësoi dëme të mëdha dhe u përfshi nga zjarri në pjesën e pasme. Goditja raportohet të jetë kryer me dron, ndonëse kjo mbetet ende në nivel dyshimi. Shumica e detarëve u evakuuan.
Për inxhinierin, fati vazhdon të jetë i pazbardhur. Familjarët e tij kanë dalë publikisht duke kërkuar ndihmë për ta gjetur. I vëllai ka ngritur dy hipoteza: ai mund të jetë dërguar në ndonjë spital në Rusi, ose mund të ketë mbetur i bllokuar në dhomën e motorëve.
Një përgjigje mund të vijë nga vetë anija. Ajo po rimorkiohet drejt Turqisë, ku pritet t'i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm në të gjitha ambientet e mbyllura. Përveç dëmeve materiale, autoritetet nuk kanë konfirmuar ende zyrtarisht nëse incidenti ka lënë viktima.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë promovoi një dokumentar që lartëson korpusin e Prishtinës, njësinë dy komandantët e së cilës u dënuan në Hagë për krime lufte. Në premierën në Nish ishte i pranishëm edhe njëri prej tyre, Vlladimir Llazareviqi.

