Një grup ambasadorësh të vendeve mike të Kosovës u paraqit sot në Gjykatën Kushtetuese, në një takim që nuk ishte njoftuar paraprakisht. Vizita vjen menjëherë pas votimit në parlament të ligjit për Dhomat e Specializuara.

Një grup ambasadorësh të vendeve mike të Kosovës zhvilloi sot një takim të paparalajmëruar në Gjykatën Kushtetuese. Mes diplomatëve që mbërritën në selinë e Kushtetueses ishte edhe ambasadori i Gjermanisë, sipas pamjeve të siguruara në mënyrë ekskluzive nga IndeksOnline.
Koha e vizitës nuk kalon pa u vënë re. Vetëm tre ditë më parë, parlamenti i Kosovës votoi ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë, ndërsa në minutat e fundit u votua edhe presidentja e re e shtetit.
Çfarë u diskutua brenda Gjykatës Kushtetuese, si dhe nëse takimi lidhet drejtpërdrejt me vendimet e fundit të parlamentit, nuk është bërë e ditur.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

