Ndërsa portieri i Barcelonës luante në Arabinë Saudite, dikush tentoi të hynte në shtëpinë e tij. Policia katalunase ka arrestuar dy të dyshuar për një seri vjedhjesh në vila luksoze, mes tyre edhe një plan për shtëpinë e Jules Koundes.

Një alarm që ra në kohën e duhur e shpëtoi shtëpinë e portierit të Barcelonës, Joan Garcia, nga vjedhja. Tani dy persona janë në paraburgim. Policia katalunase ka arrestuar dy të dyshuar, njërin 58 vjeç dhe tjetrin 42 vjeç, për përfshirje në një seri vjedhjesh në shtëpi luksoze në Kataluni.
Tentativa ndodhi më 10 janar, në zonën e Baix Llobregat, ku Garcia jeton me partneren e tij. Atë ditë portieri ndodhej në Arabinë Saudite me skuadrën për Superkupën e Spanjës. Dyshohet se të arrestuarit përfituan pikërisht nga kjo mungesë për të hyrë në banesë. Sistemi i alarmit u aktivizua, policia ndërhyri dhe vjedhja nuk u krye.
Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, dy të arrestuarit dyshohet se bëjnë pjesë në një grup kriminal që ka goditur disa prona në Kataluni. Hetimet kanë nxjerrë në pah se grupi kishte vëzhguar edhe shtëpinë e mbrojtësit francez të Barcelonës, Jules Kounde, duke përgatitur një vjedhje që në fund nuk u realizua. Njëri prej të dyshuarve, me inicialet A.B., është i njohur për policinë për vepra të përsëritura dhe dyshohet se ka pasur rol drejtues në organizimin e këtyre operacioneve.
Të dy të arrestuarit janë dërguar në paraburgim, ndërsa një grua tjetër e përfshirë në hetim është liruar pasi u paraqit para gjykatës. Hetimet vazhdojnë: autoritetet po shqyrtojnë nëse grupi ka lidhje edhe me vjedhje të tjera në shtëpi luksoze në Kataluni.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

