Një automjet dhe një fadromë kanë përfunduar të përmbysura në mes të rrugës në Unazën e Madhe, pranë Farkës, duke bllokuar qarkullimin. Dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.

Trafiku është bllokuar në Unazën e Madhe, pranë zonës së Farkës, pasi një automjet u përmbys së bashku me një fadromë, duke përfunduar në mes të rrugës.
Sipas raportimeve paraprake nga vendngjarja, nga përplasja dhe përmbysja e mjeteve dyshohet se ka mbetur i plagosur një person. Mjetet e aksidentuara zunë rrugën, duke ndalur qarkullimin në atë segment.
Në vend kanë mbërritur shërbimet e emergjencës mjekësore dhe forcat e Policisë Rrugore. Grupi hetimor po punon për lehtësimin e trafikut dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave e të shkaqeve që çuan në aksident.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

