Një grua në Fushë Kosovë përfundoi në QKUK pasi, sipas Policisë së Kosovës, u sulmua fizikisht dhe u kanos nga burri me të cilin bashkëjeton. I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes dhe ende kërkohet.

Ora shënonte rreth 05:55 të 2 tetorit kur një grua në Fushë Kosovë iu drejtua Policisë: ajo raportoi se ishte sulmuar fizikisht dhe kanosur nga burri me të cilin bashkëjeton.
Policia e Kosovës e ka regjistruar ngjarjen në raportin e saj 24-orësh si rast lëndimi dhe kanosjeje. "Është raportuar se një femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht dhe kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin bashkëjetojnë", thuhet në raport.
Viktima u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku mori tretman mjekësor. I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati, ndërsa rasti është nën hetim.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

