Bilanci 24-orësh i Policisë së Kosovës nxjerr 14 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale, pa asnjë të vdekur, ndërsa në rrugë janë shkruar mbi dy mijë tiketa.

Dyzet e tetë aksidente trafiku brenda 24 orëve, por asnjë jetë e humbur. Ky është bilanci i fundit i publikuar nga Policia e Kosovës për situatën në rrugët e vendit.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 14 nga këto aksidente kanë pasur të lënduar, ndërsa 34 të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale. Asnjë aksident me fatalitet nuk është raportuar gjatë kësaj periudhe.
Paralelisht me aksidentet, kontrollet në rrugë kanë prodhuar një numër të lartë sanksionesh: janë shqiptuar gjithsej 2 mijë e 30 tiketa trafiku.
Bilanci i aktivitetit policor përfshin edhe 10 persona të arrestuar, ndërsa 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje. Një person është në vuajtje të dënimit dhe asnjë person nuk figuron në ndalim policor.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

