Pas dënimit të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë, Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë një draft-rezolutë të firmosur nga 30 deputetë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë kundër katër ish-udhëheqësve të UÇK-së ka lëvizur menjëherë politikën në Tiranë. Partia Demokratike ka përgatitur dhe dorëzuar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë një draft-rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, të firmosur, sipas PD-së, nga 30 deputetë.
Përveç miratimit të rezolutës, Partia Demokratike kërkon një angazhim të koordinuar me institucionet e Kosovës, me qëllim ndërgjegjësimin e partnerëve ndërkombëtarë për krimet e kryera gjatë luftës.
Anëtarët e PD-së në Komisionin e Jashtëm kanë kërkuar që Kuvendi i Shqipërisë të mbajë në seancë plenare një qëndrim zyrtar dhe të përbashkët lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara për katër ish-udhëheqësit e UÇK-së. Demokratët bëjnë të ditur se palët politike janë angazhuar të punojnë për një qëndrim të unifikuar për këtë çështje.
Kërkesa nuk është e para e këtij lloji. Hera e fundit kur demokratët depozituan një kërkesë të ngjashme për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë ka qenë në tetor 2025, por socialistët refuzuan atëherë ta votonin, me argumentin se rezoluta duhej miratuar së pari nga Kuvendi i Kosovës. Pikërisht ky argument mbetet pengesa politike që përcakton fatin e nismës edhe këtë radhë.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

