Brenda 24 orëve autoritetet regjistruan 29 zjarre në ambient të hapur. Gjashtë vatra vazhdojnë të digjen në gjashtë komuna, ndërsa 22 janë vënë nën kontroll.

Maqedonia e Veriut po përballet me një valë zjarresh në natyrë: brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 29 zjarre në ambient të hapur, sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK). Nga këto, 22 janë shuar, një është nën kontroll dhe gjashtë të tjera vazhdojnë të jenë aktive.
Vatrat ende të pashuara janë të shpërndara në disa komuna të vendit. Sipas QMK-së, "Zjarret aktive janë: në Komunën e Studeniçanit pranë fshatrave Morane, Vrtekica dhe Ramni Gaber; në Komunën e Makedonski Brod pranë lokalitetit Vidush dhe fshatrave Dragov Dol, Lokvica dhe Deviç; në komunat Veles dhe Zelenikovë pranë fshatrave Slp, Gorno Selo, Karabunishte, Buzallkovë, Dobrino dhe Tisovicë; në komunat Jegunovce dhe Saraj pranë fshatrave Kopance, Tudence dhe Bojanë; në komunën e Prilepit pranë fshatit Canishte; dhe në komunën e Dollnenit pranë fshatrave Vrance dhe Belo Pole".
Zjarri që kishte përfshirë deponinë në Delçevë raportohet të jetë stabilizuar. "Zjarri në deponinë në Delçevë është nën kontroll", thonë nga QMK.
Dy burra nga fshati Sinë dyshohet se u përplasën me dhunë me dy policë ndërsa po shoqëroheshin në komisariat. Në të njëjtin bulevard të Peshkopisë, një 36-vjeçar u kap me thikë dhe shufër metalike.

