Gati katër vite pas vrasjes në fshatin Pataqan të Klinës, Gjykata Themelore e Pejës ka shqiptuar dënimin: 22 vjet burgim për të akuzuarin A.N.

Njëzet e dy vjet burgim. Ky është dënimi që Gjykata Themelore e Pejës i ka dhënë A.N., të akuzuarit për vrasjen e M.A., ngjarje që ndodhi në prill të vitit 2022 në fshatin Pataqan të Klinës.
Aktgjykimi u shpall në Pejë dhe me të gjykata vendosi për vrasjen e M.A. dënimin me 22 vjet heqje lirie ndaj A.N.
Sipas raportimeve të asaj kohe, vrasja kishte ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale mes të akuzuarit dhe vëllezërve të viktimës. Rrethanat e plota të ngjarjes dhe arsyetimi i gjykatës për lartësinë e dënimit nuk janë bërë ende publike.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

