Një automjet me targa të Shqipërisë mbante 204 cigare elektronike që dyshohet se përmbajnë kanabis. Kosovari i arrestuar në Merdarë doli i lirë pas intervistimit.

Në pikën kufitare të Merdarës, kontrolli i një automjeti me targa të Shqipërisë nxori në dritë 204 cigare elektronike, të cilat dyshohet se përmbajnë lëndë narkotike kanabis. Policia e Kosovës i sekuestroi të gjitha dhe arrestoi pronarin e automjetit, një burrë kosovar.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të automjetit të tij me targa të Shqipërisë, janë gjetur dhe sekuestruar 204 cigare elektrike të cilat dyshohet të jenë me përmbajtje të lëndës narkotike kanabis", thuhet në raportin e policisë.
Arrestimi nuk zgjati shumë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetim. Përmbajtja e cigareve ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Pas vitesh pritjeje, mosmarrëveshja për qindra miliona euro të paguara nga buxhetet komunale arriti në fazën e parë dëgjimore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se niveli qendror as që u paraqit.

